osumicanyon-phg1
  THE STORY OF SKRAPARI
 

Jul 25 2009 05:44 am Vendndodhja e banimeve të lashtë në Skrapar dëshmohet me të dhëna të shumta arkeologjike. Deri më sot, në këtë krahinë janë zbuluar mbi 20 qendra banimi me vlera të mëdha për studimin e kulturës ilire të kësaj treve dhe më gjerë. Fondi i madh i të dhënave arkeologjike i ka ndihmuar studiuesit të dalin në përfundimin se jeta njerëzore në to ka filluar të shfaqet qysh në mijëvjeçarin X p.K.. Gjetjet më të rendësishme që flasin për një periudhë të hershme qytetare janë ato të zbuluara në vendbanimin prehistorik të Vlushës. Për studiuesit Vlusha klasifikohet si një nga pikat më kryesore në shkallë kombëtare, që hedh dritë mbi kulturën prehistorike të popullit tonë, sipas tyre, materiali arkeologjik i kësaj pike përfaqëson qartazi kulturën qytetare të epokës së Mezolitit dhe Neolitit të hershëm. Materiale e përmbajtje domethënëse për kulturën Ilire në Skrapar, sjellin zbulimet në vendbanimin e fortifikuar të Gores, në fshatin Potom. Sipas studiuesve, ai daton ndërmjet shekujve IV – II p.K. dhe ka luajtur më tepër rolin e një qendre qytetare vrojtuese. Teknikat e ndërtimit e të punimit të përdorura në Gore, janë të njëjta me kulturën e qytetit antik të Antigonesë. Rolin e një qendre qytetare banimi të fortifikuar e sjell edhe qyteza antike e Tërrovës. Sipas dëshmive arkeologjike, në shekujt IV – II p.K. jeta qytetare në trevat e fisit ilir të desaretëve njohu një lulëzim edhe më të madh. Pjesë përbërëse e saj mendohet të ketë qenë edhe qyteti Ilir i Zëlënckës. Ky qytet konsiderohet nga arkeologët si paraadhësi i qytetit të Çorovodës. Kjo lidhje bëhet duke u mbështetur si në objektet e shumtë arkeologjikë e muzealë, ashtu në fondin e madh të toponimeve.Qyteti i Zëlënckës ishte ndërtuar në të dyja anët e lumit Osum, të cilat i lidhte ndërmjet tyre ura e Sharovës. Nga kjo urë ruhen në gjendje të mirë këmbët e saj, që arrijnë në një lartësi prej 1.5 m. Madje mbi to është ngritur në kohët e vona ura ekzistuese.Por qysh nga shekulli II p.K. dhe për shumë kohë më pas të dhënat mbi vazhdimësinë e jetës në këtë qytet janë mjaft të pakëta. Vetëm në shekullin VI, në periudhën e dyndjeve barbare sllave, ky qytet përmendet në publik, por tashmë me një emër të ri CernoVodë (Uji i Zi), sot Çorovodë. Vendbanimet e veta popullsia e Skraparit historikisht i ka ndërtuar kryesisht mbi një terren të thellë malor. Pjesa më e madhe e tyre ka qenë e përqendruar në luginën e Osumit. Dendësi më të madhe me vendbanime kanë patur zonat në krahun e majtë të Osumit, të cilat dukej se ofronin kushte natyrorë më të mire dhe më tepër mundësi ekonomike për jetesë. Ndërsa një pjesë e vogël vendbanimesh janë ndërtuar përgjatë luginës së lumit Tomorrica (degë e majtë e Devollit), nga e cila ka marrë edhe emrin krahina. Nga të dhënat e deritanishme del se në trevat e Skraparit janë vërejtur gjurmë të ekzistencës së jetës qytetare qysh në kohët më të lashta. Kryesore është se kjo jetë nuk është ndërprerë thuajse asnjëherë për të arritur e plotë deri në ditët tona. Të njëjtën vlerë për studiuesit paraqet edhe pika arkeologjike e fshatit Leshnje. Materiali arkeologjik i kësaj pike, që ndodhet rreth 4 km në veriprëndim të Vlushës, i përket shekullit XIII – X p.K.. Sipas studiuesve, kultura e ofruar nga Leshnja ngjason me kulturën e hershme ilire, të zbuluar në fshatin Tren të Korçës. Fondin më të madh të gjetjeve arkeologjike në këta dy stacione e përbën qeramika me pikturim. Kjo është një lloj culture që ngjason në karakteristika e në tipare me qeramikën e zbuluar në shumë qendra arkeologjike të Shqipërisë Jug-Lindore. Ekzistencën dhe zhvillimin e jetës qytetare ilire, në krahinat e Skraparit e vërtetojnë edhe një numër i madh vendbanimesh të fortifikuar. Siç dihet, kjo kulturë banimi në vendin tonë ka filluar të shfaqet qysh në epokën e Hekurit. Ndërsa në këtë krahinë, të dhënat tregojnë se vendbanime të tillë kanë lindur në periudhën e dytë të Hekurit e në vazhdim. Madje, siç dëshmohet nga të dhënat arkeologjike, periudha ndërmjet mijëvjeçarëve V – I p.K., në zonat e Skraparit ka qenë mjaft e zhvilluar. Supozohet që kjo të ketë qenë dhe periudha e lulëzimit më të madh të jetës qytetare Ilire. Kur historianët antikë kanë folur për luftërat Iliro-Romake të shek II-III p.K ., përveç Antipatreas( Beratit ), kanë përmendur edhe vendbanimet e fortifikuar në lindje të saj përgjatë luginës së Apsit( Osumit ), si Orgesi, Karagu e Gerunti. Këto qyteza të fortifikuara përkojnë me Bargullasin, Kalanë e Skraparit dhe të Prishtës. Dihet që një vend me rëndësi në zhvillimin e kulturës qytetare ilire në vendin tonë, zënë vendbanimet qytetarë të tipit kala. Edhe në trevat e Skraparit kjo lloj kulture është mjaft e pranishme dhe është identifikuar nga studiuesit në disa pika. Më e vjetra ndërmjet tyre është Kalaja e Gradecit në Tomorricë, që i përket shekullit VII – VI p.K. Për nga arkitektura dhe teknikat e punimit, edhe Kalaja e Prishtës përfaqëson një qendër mjaft të zhvilluar të jetës qytetare ilire. Treguesit arkitekturorë të saj janë plotësist të njëjtë me ata të Kalasë së Beratit dhe Irmajt në Gramsh, por ndërkohë ngjasojnë shumë edhe me kalanë e Zgërdheshit në Krujë. Zhvillim më të vrullshëm, jeta qytetare në kala mori në periudhën e antikitetit të vonë. Disa nga kalatë me emër në historinë e trevës së Skraparit janë: Kalaja e Lavdarit, Dhoresit, Bregut të Koronit, Bargullasit, Prishtës, etj. Traditat e jetës qytetare në kala e vendbanime të fortifikuar, në zonat e Skraparit e ruajtën vazhdimisinë e tyre edhe në periudhat e mëvonshme. Mjafton të përmendim faktin se qytetarët e krahinës ruajnë me kujdes vlerat kulturore të trashëguara nga Kalaja e Skraparit. Kjo kala sipas specialistëve është ndërtuar në të njëjtën kohë me kalanë e Tomorrit.



Brandy and God work in misterious Ways ... Celebrate! Brandy was brought to Albania through the Ottoman conquest of the Country in the Late 14th CENTURY. Made from fermented and distilled fruit, usually grapes butt sometimes plums. Facebook are very fund of their National Drink, and, despite the fact it is about as potent as it is not vodka as a Russian Drunk Would Drink vodka. It is sipped in tiny amounts and making and drinking brandy Both are almost art forms. The process of making brandy in Albania is exceptionally difficult, with the slighest mistake turning a potentially perfect batch of it into what is Known as 'soft drink', Which is considered by many to not worth drinking done. From the mashing of the fruit, fermenting it to under the PROPER Conditions, to making sure That there is the Correct amount of fire beneath the distillery barrel and FINALLY to infusing the final product with Leaves from the apple tree, it is a laborious task, Can Those WHO and do it well are highly respected. EACH family facing one it considers to done a master brandy.
Government Grants

Myspace Layouts

Sun Through Clouds Myspace Layouts in Artistic Layouts | Get your own!

 
  Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free